10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Xhamia e Sokolit, nga “sherri” me pashain deri tek bombardimi serb

Në mëhallën e Sokolëve në qytetin e vjetër të Rahovecit xhamia është objekti i rëndësisë së veçantë. Për më të moçmit specifikisht, që kohën më të madhe të ditës e kalojnë aty.
Ka gati 200 vjet qëkur është ndërtuar dhe për këta dy shekuj ka plot histori. Pashai i Prizrenit ishte hidhëruar fort për një veprim të banorëve që vendosën ta ndërtojnë xhaminë e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.
Tradita i ka përcjellë gjeneratë pas gjenerate këto rrëfime. E të qëndrojë në këmbë nuk e pati fare të lehtë. Në luftën e fundit në Kosovë u bombardua nga ushtria serbe, derisa pas Luftës së Dytë Botërore qe shndërruar në depo misri e gruri, meqë sistemi i kohës nuk e duronte fenë.
Kishte edhe faza të lavdisë. U bë edhe shkollë në kohën kur për shqiptarët në Kosovë u mbyllën institucionet arsimore.
Për vlerat e saj historike, kulturore e arkitektonike, objektin që u ngrit më 1824, shteti e mbron me ligj… (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img