12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Xhevdet Qeriqi: Amaneti i Mujë Krasniqit nuk ka shkuar në vend

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, në Info Magazine të Klan Kosova ka folur për betejën në të cilën 18 vjet më parë ka rënë heroikisht, Mujë Krasniqi.
Bashkëluftëtari i Krasniqit ka shpalosur një rrëfim emocionues për betejën, vështirësitë dhe humbjen që kanë pasur atë ditë

Por ai ka thënë se pavrësisht të gjithave, amaneti i Mujë Krasniqit nuk ka shkuar në vend, edhe 18 vjet pas rënies së tij.

Amaneti i Mujë Krasniqit nuk ka shkuar në vend pasi betimin që e kmi bërë ne ka qenë betimi për bashkimin e trojeve shqiptare”.
Qeriqi ka kritikuar insitucionet që  nuk e vizitojnë vendin ku Mujë Krasniqi dhe të tjerët ranë herokisht në një udhëtim nga Shqipëria në Kosovë për të sjellur armatim.
“Një fat i keq është edhe pse kanë rënë 41 luftëtarë në atë vend, asnjë përfaqësues i institucioneve ende nuk po shkon ta vizitojë”.
Ai krejt rrëfimin e tij plot emocione e përmbyll duke thënë se ndihet krenar se ka qenë bashkëluftëtar i Mujë Krasniqit i njohur si Komandant Kapuçi dhë gjithë të tjerëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img