9.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

‘Xhihani’ i kalon pushimet në Ulqin (Foto)

Mund të duket diçka e çuditshme, por bukuritë e vendit bregdetar Ulqin, e kanë tërhequr edhe aktorin turk.
Duke pasur parasysh se në Turqi, ka vende të mahnitshme për të pushuar, Erkan Petekkaya ka ndërruar vend dhe e ka zgjedhur Ulqinin, shkruan lajmi.net.
Ai është vendosur në apartmentet luksoze ‘Eneida’ që gjenden mbrapa Kalasë, ndërsa fotografia e cila po qarkullon në media tregon shumë. Nga buzëqeshja e tij, shihet se po kalon bukur, por këtë e ka deklaruar edhe vetë.
‘Këtu çdo gjë është perfekte. Ndjehem shkëlqyeshëm. Kisha nevojë për pushim, ndërsa në “Eneida” ju mund ta shijoni atë“, tha aktori i njohur turk.
Kujtojmë se ai për shqiptarët u bë i njohur si ‘Xhihani’ nga seriali ‘Fate të kryqëzuara’, serial ky i cili rrëmbei zemrat e shumë ndjekësve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img