8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Xhuli Nura: Nuk më pëlqejnë rrobat e gjumit, flej gjithmonë e zhveshur

Xhuli Nura është kthyer në një prej personazheve më të komentuara të Big Brother VIP Kosova.

Në rrugëtimin e saj drejt finales së madhe ajo shpesh herë bëri gafa me deklarata të ndryshme, por edhe u përfshi në shumë debate të forta me banorët e tjerë.

Por, ndonëse kanë mbetur dy ditë deri në finale e 17 marsit, Xhuli po vazhdon të flas për rutinën e saj ditore dhe këtë e bëri edhe së fundmi.

Foto: Screeshot/Big Brother VIP Kosova

Modelja nga Drenica në një diskutim me dy banorët e tjerë Stresin dhe Mbresën tha se preferon të flejë e zhveshur.

“Shumë rrallë më gjejnë në pizhame, së pari nuk kam pizhame hiç në shtëpi, hera e parë që kam blerë është kur kam ardhur këtu, unë gjithmonë fle zhveshur, ku është lezeti me fjet me rroba, flejë zhveshur si të ka falur Zoti”, u shpreh Nura.

Kujtojmë që krahas Xhulit finalistet e tjerë janë: Stresi, Vedati, Artani dhe Mbresa, njëri prej tyre të premten do të jetë fituesi i çmimit të madh prej 200 mijë eurosh.

https://www.instagram.com/reel/Cp0X_9So17X/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img