8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Yll Limani publikon klipin e këngës “A ki me rrejt”

Një tjetër projekt muzikor i veçantë është lansuar gjatë ditës së sotme (e premte).

Fjala është për këngën e re të artistit të njohur Yll Limani të quajtur “A ki me rrejt”.

Edhe këtë herë, këngëtari shqiptar vjen me një paraqitje të mrekullueshme e po ashtu edhe me një klip të tillë.

Yll Limani (Foto: YouTube)

Tekstin e ka shkruar vet Limani, kurse për muzikën është kujdesur i njëjti në bashkëpunim me producentin Rzon dhe Pllum.

Këta të fundit gjithashtu kanë bërë producimin e këtij projekti.

Siç arrin të marrë vëmendje me paraqitjet në videoklip, Ylli në një nga pjesët dukej unik në kostum të bardhë shkëlqyes.

Kënga tanimë gjendet në YouTube dhe besohet se do pritet mirë nga publiku e admiruesit e muzikës së tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img