8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Ymeri: Kryeministri Isa Mustafa është qyqar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri shkrimin e sotëm të Kryeministrit Isa Mustafa e ka cilësuar si një kërcënim për qytetarët dhe ka pretenduar se Mustafa nuk është trim por qyqar që sulmon nga zyra. Më herët në një shkrim Kryeministri Mustafa sulmet në botë i ka krahasuar me sulmet e opozitës, si hedhja e gazit lotsjellës nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Gazeta Express.
“Jo pra, Mustafa këtë postim e kishte kërcënim. Kërcënim ndaj qytetarëve. Kërcënim ndaj atyre që nuk e ndajnë mendjen me të. Evokimi i skenave të tmërrshme të luftës nga Mustafa nuk është empati për të vrarët, por tërheqje e vërejtjes se mund të ketë më shumë të tillë te ne, në Kosovë. Tipike për diktatorët të cilët nuk e legjitimojnë dot pushtetin e tyre, prandaj duhet ta mbajnë me dhunë, kërcënim e shantazh. Dhe të shpallin publikisht dënime (diku diku fetwah) për kundërshtarët të cilët duhen përndjekur deri në shuarjen e rezistencës.” shkruan Ymeri.
Më tej Visar Ymeri ka sulmuar edhe Kryeministrin Mustafa duke shprehur “Dakord që “Trimat nuk janë për të kërcënuar vendin e tyre, por për ti dalë në krah këtij vendi”. Por Isa Mustafa nuk është trim. Është qyqar që sulmon i strukur nga zyra, që fshihet nën sqetullat e kriminelëve Pronto. Dhe zgërdhihet me ta. Dhe prapa tyre.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img