12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Ymeri: Kurti duhet ta tërheq akuzën për tradhti ndaj Thaçit e Mustafës për ‘Zajednicën’ ose ta mbajë edhe mbi vete të njëjtën akuzë

Pas takimit Kurti-Vuçiq, të shtunën e 18 marsit, BE  kishte njoftuar se Kosova ka pranuar  nënshkrimin e  marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. “Kosova është pajtuar të filloj menjëherë, kur them menjëherë e nënkuptoj që menjëherë do të aranzhoj, rregullimet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vet-menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”, kështu ka deklaruar Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell. Menjëherë pas tij ka reaguar edhe kryeministri Kurti i cili u shpreh për Asociacioni se  nuk është vetë qeverisje e serbëve por është vetë menaxhim.


Lidhur me këto zhvilllime në Ohër, analisti i njohur politik Visar Ymeri, në një intervistë të dhënë për Periskopin ka thënë se Kurti duhet ta tërheq akuzën për tradhti që e kishte bërë ndaj Thaçit e Mustafës për shkak të “Zajednicës” ose i duhet ta mbajë edhe mbi vete të njëjtën akuzë e stigmë.

”Kryeministri Kurti, pas takimit në Ohër dhe përmes takimit në Ohër, përfundimisht është shëndërruar në politikan kosovar sikur tjerë kryeministra para tij. Pra e ka kuptuar se nuk mundesh dhe nuk bën të ballafaqohet me partnerët perëndimor të Kosovës në çështjet sikur dialogu me Serbinë; nuk mundesh dhe nuk bën ta kuptosh politikën si luftë pakompromis, por që kompromisin, veçanërisht në dialogun me Serbinë, duhet ta kuptosh si vlerë dhe mundësi; dhe në fund se marrëveshjet e arritura duhen zbatuar dhe nuk ka si t’u iket atyre. Kurti në Ohër ka marrë përsipër ta nisë dhe ta përfundoj procesin e themelimit të Asociacionit si një marrëveshje e nënshkruar më herët nga Kryeministri Thaçi. Nëpër këtë process kanë kaluar secili nga kryeministrat e Kosovës, kush me shumë e kush më pak. KM Kurti duhet të dal dhe ta shpjegojë pse një marrëveshje e tillë sikur ajo në Ohër paska qenë e pashmangshme, pse të gjitha ato pika e propozime asnjëherë nuk i janë marrë parasysh; si dhe ta shpjegojë pastaj pse ka ndryshuar qëndrimet e mëhershme të tijë e ta tërheq tërë atë vnerr a mal me akuza që u ka bërë liderëve tjerë për shkak të veprimeve të njëjta me këto që sot po i bën vet. Më një fjalë ose Kurti do ta tërheq akuzën për tradhti që e kishte bërë ndaj Thaçit e Mustafës për shkak të “Zajednicës” ose Kurti ta mbajë edhe mbi vete të njëjtën akuzë e stigmë’‘ tha Ymeri.

Ymeri u shpreh se mbase edhe mund t’i ndërrohet emri Asociacionit por që sipas tij pak rëndësi kanë deklaratat e Kurtit, pasi që Asociacioni do të zbatohet në bazë të marrëveshjeve paraprake të vitit 2013.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img