13.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

YouTube heq opsionin e prezantuar me shumë bujë para gjashtë vjete

Shërbimi i videove, YouTube, po “lirohet” nga Stories, një veçori për postimet e përkohshme që së shpejti do të bëhet e padisponueshme për përdoruesit.

Përdoruesit e YouTubeit, të cilët kanë “pranuar” formatin Stories dhe e përdorin atë, së shpejti do të mbeten pa këtë opsion. Shërbimi i njohur i videove do të fillojë ta heqë këtë funksion nga 26 qershori dhe postimet ekzistuese do të zhduken pas shtatë ditësh, shkruan TechnoNews.

Formati Stories u shfaq në vitin 2017 me emrin Reels dhe ishte i disponueshëm për përdoruesit me më shumë se 10 mijë abonentë. Ngjashëm me Instagramin, i cili adoptoi konceptin e Stories nga Snapchat, përmbajtja e YouTube Stories u zhduk pas një periudhe të caktuar kohe. Krijuesit mund të përdorin Stories për të postuar lajme ose përmbajtje “prapa skene” për të promovuar kanalin e tyre. Megjithatë, duket se Stories nuk u prit mirë, qasja ishte e kufizuar, pak krijues e përdornin rregullisht, madje edhe YouTube nuk e promovoi mjaftueshëm funksionin.

Në vend të përdorimit të Stories, YouTube dëshiron që krijuesit të postojnë përmbajtje në “sipërfaqe” të tjera në platformë, Community Posts dhe Shorts. Kompania kohët e fundit zgjeroi qasjen në Community Posts, i cili është një funksion publikimi i lajmeve i bazuar në tekst, dhe shtoi opsionin për të skaduar postimet pas një periudhe të caktuar kohe. Krijuesit mund të ndajnë sondazhe, kuize, foto dhe video dhe ato do të shfaqen në skedën e kanaleve.

YouTube po punon për të kanalizuar popullaritetin e formës së shkurtër të videove, përkatësisht Shorts, e cila po konkurron TikTokun. Qëllimi është të bindë përdoruesit tradicionalë të formateve të tjera që të fillojnë të krijojnë përmbajtje më të shkurtër. Në shkurt, YouTube filloi të ndajë të ardhurat nga videot e Shorts me krijuesit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img