4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Zafa: As Isa, as Kadria nuk mund të na heq mandatin e deputetit, por vetëm ligji që është në fuqi

Janë pikërisht deputetët nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës, që tash e pesë muaj kanë vazhduar bojkotimin e punës në Kuvend.
Ndërsa nëse këta deputetë vazhdojnë avazin e njëjtë të bojkotimin edhe për muajin gusht, mandati i tyre prej deputeti vihet në rrezik. Kurse duhet përkujtuar që tash e pesë muaj po këta deputetë kanë bojkotuar punimet në Kuvend dhe mospjesëmarrja e tyre edhe për muajin e ardhshëm plotëson kushtin edhe për t’iu marrë mandate, transmeton Indeksonline.
Ndërsa deputeti nga radhët e Nismës, Zafir Berisha i kontaktuar nga Indeksonline ka theksuar se deputetët e kësaj partie nuk janë në Kuvend vetëm për rroga, por janë aty për të mbrojtur sovranitetin e vendit.
“Ne nuk jemi aty për me marr rroga, ne jemi aty për me mbrojt sovranitetin e Kosovës për të cilin edhe në betim secili deputet e thotë”, ka thënë Berisha.
Ai ka theksuar se bojkotimi i seancave ka qenë i drejtuar rreth qeverisjes që sipas tij, me Kushtetutë ka rrezikuar stabilitetin dhe sovranitetin e vendit.
“Ne kemi bojkotuar qeverisjen e cila me Kushtetutë është duke e rrezikuar stabilitetin dhe sovranitetin e vendit. Çdo ditë e më shumë është duke u djegë qeveria dhe koalicioni qeverisës dhe jo opozita e cila është në rrugën e Zotit dhe në rrugën e qytetarëve”, ka shtuar Berisha. Sipas tij rregullorja e punës së tyre tregon se nuk janë pa arsye këto bojkotime.
“Edhe fëmijët e djepit e dinë se përse opozita është duke e bojkotuar kuvendin”, ka theksuar ai.
Ndërsa i pyetur se çfarë do të veprohet nga ana e deputetëve në rast të vendosjes së marrjes së mandatit, Berisha ka theksuar se për atë vendosin rregullat dhe ligjet në fuqi por asnjëherë koalicioni qeverisës.
“Për atë vendosin rregullat dhe ligjet në fuqi dhe nuk vendos koalicioni qeverisës as Isa dhe as Kadri Veseli”, ka vazhduar Berisha.
Po ashtu, sipas tij të gjithë janë të vetëdijshëm se mungesa e deputetëve për më shumë se gjashtë muaj nuk duhet të jetë e paarsyeshme.
“Unë dhe të gjithë e dinë se kur deputetët mungojnë pa arsye më shumë se gjashtë muaj komisioni për imunitete dhe mandate e qet në parlament dhe unë po  besoj se edhe Isa edhe Kadria dhe të gjithë deputetët e dinë se ne nuk jemi duke munguar pa kurrfarë arsye në punimet e kuvendit”, ka përfunduar Berisha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img