19.7 C
Pristina
Monday, August 2, 2021

Buy now

spot_img

Zbogar: Interesat politike po i dëmtojnë ato kombëtare

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, i tha RadiosEvropa e Lirë se “paaftësia elitës politike në Kosovë për të arritur pajtueshmëri për interesin strategjik kombëtar dhe një marrëveshje për interesat strategjike kombëtare”, e pengon procesin e integrimeve evropiane.
Ai tha se interesat politike dhe njëkohësisht luftërat politike po i zëvendësojnë interesat kombëtare.
Samuel Zbogar tha se dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë “kusht për hapat e mëtejmë të Prishtinës e Beogradit në marrëdhëniet me BE-në”.
Ai tha se normalizimi i marrëdhënieve duhet të shihet si interes kombëtar në Prishtinë dhe lidershipi në vend duhet të arrijë një konsensus për rrugëtimin e mëtejmë.
Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Samuel Zbogar, tha se përgjegjësia për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi bie mbi politikanët e Kosovës dhe shfaqi shpresën e tij se deri më 1 shtator “deputetët do të binden për ta votuar atë”.
Zbogar theksoi se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi ishte kusht i vënë nga BE-ja që prej vitit 2012 dhe se politikanët në Kosovë kanë qenë në dijeni të tij që prej atëherë.
Samuel Zbogar, që do të lë Kosovën së shpejti, pas afro 5 vjetësh, tha se “Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund t’i imponohet asnjërës palë dhe se për këtë duhet të gjejnë zgjidhje që do të funksionojë”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,880FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles