8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Zëvendësguvernatorja e BQK-së jep dorëheqje nga pozita, por jo edhe nga bordi

Nora Latifi-Jashari ka dhënë dorëheqje nga pozita e U.D zëvendës-guvernatores së Bankës Qendrore të Kosovës(BQK). Burime të IndeksOnline kanë treguar se Jashari ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë por që nuk është dorëhequr nga bordi jo ekzekutiv i BQK-së.

“Nora Larifi-Jashari, është e angazhuar edhe në Institutin GAP dhe ky institutit i ka kërkuar që të vendos nëse dëshiron të angazhohet në GAP. Ka pas afat deri më 15 maj qe të vendos nëse do të vazhdoj punën atje dhe ajo sot ka dhënë dorëheqje vetëm nga pozita e u.d-së së guvernatorit. Ajo vazhdon të mbetet në bordin jo ekzekutiv të BQK-së”, ka thënë ky burim.

BQK-ja nga prilli është pa guvernatorë dhe së fundi Kuvendi procesin e përzgjedhjes së guvernatorit e ka kthyer në pikën zero. Nga BQK-ja jo zyrtarisht kanë thënë për IndeksOnline se janë në pritje të dekretimit nga presidentja Vjosa Osmani të anëtares së sapo zgjedhur në bordin e BQK-së Arta Hoxha. Me tu kompletuar bordi do të shpallet konkursi për guvernator të BQK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img