14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

“Zgjoi” më afër nominimit për Oscars 2022, Dua Lipa: Lajmi më i mirë për t’u zgjuar

Akademia e Shkencave dhe Arteve ka shpallur të martën listën e ngushtë të nominimeve për 10 kategori në kuadër të Oscars 2022.

Lista e plotë e nominimeve do të bëhet e ditur më 8 shkurt, ndërsa për herë të parë në histori, një film kosovar është pjesë e listës së ngushtë të filmave të mundshëm për t’u nominuar në kategorinë “filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Filmi “Zgjoi (Hive)” është tashmë në listën e ngushtë të 15 filmave të mundshëm për t’u nominuar, me çka ka gëzuar pa masë mbarë popullin e Kosovës.

Për këtë sukses duket se ka marrë vesh edhe artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa.

Kjo e fundit ka rishpërndarë në InstaStory një postim të bërë nga regjisorja Blerta Basholli, ku e etiketuar ka qenë edhe vet Dua.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

“Lajmi më i mirë për t’u zgjuar”, shkroi Lipa në InstaStory, duke iu gëzuar kështu suksesit të filmit “Zgjoi”.

Dua përndryshe së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, ka qenë e pranishme fizikisht në premierën e “Zgjoi” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar nga afër regjisoren Basholli, aktoren Gashi dhe ekipin realizues.

Foto: Getty Images

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img