4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Zharku: Vendimi për ndaljen e trenit, ishte institucional

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka deklaruar se vendimi për ndaljen e trenit i cili ishte nisur nga Serbia në drejtim të Kosovës, është marrë në koordinim me institucionet e Kosovës, duke përfshirë presidentin e kryeministrin.

“Unë kam marrë vendim në bazë të kompetencave, kërkesa është ardhur nga Autoriteti i i Hekurudhave, unë kam kërkuar nga policia që të ndalet treni i cili ishte ilegal dhe nuk ka pasur licenca për të vepruar në Kosovë”, ka thënë ai.

Ministri Zharku këto komente i bëri sot në emisionin IMAZH, të Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij çështjet e ndjeshme nuk diskutohen në publik, pasi që në raste të tilla është  dashur që të analizohet situata.

Sipas tij kërkesa ka qenë publike që të mos lejohet futja e trenit në Kosovë.

Zharku ka thënë se që nga pas lufta ka qarkulluar treni humanitar nga Hani i Elezeit në Leshak.

“Qeveria e Kosovës nuk ka ndërhyrë, pasi që mund që janë funksional pasur që ka vepruar nga koha e Ish-UNMIKU-t. Ai tren ndihmon në qarkullimin e udhëtarëve në atë pjesë të Kosovës”, ka thënë ai. Zharku ka thënë se problemi i veriut është në bisedime.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img