9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Zhduket kapsula radioaktive në Australi, pasojat mund të jenë fatale

Një kërkim urgjent ka filluar në Australinë Perëndimore pasi një kapsulë e vogël e cila përmbante substancë radioaktivë është zhdukur.

Kapsula përmban një sasi të vogël të Caesium-137 radioaktiv, i cili mund të shkaktojë sëmundje serioze nëse preket. Sipas raportimeve nga BBC, kjo kapsulë ka humbur mes qytetit të Newman dhe të Perthit në mes të janarit, një distance afërsisht 1400 kilometra. Ajo ka qenë duke u transportuar me kamion.

Caesium-137 është një substancë e cila përdoret zakonisht në operacione minerare. Departamenti i Shërbimeve të Zjarrfikësve dhe Emergjencave ka thënë se ajo nuk mund të përdoret më armë, por mund të shkaktojë djegie nga rrezatimit si edhe mund të sjellë rreziqe afatgjata si kanceri.

Objekti lëshon një sasi të konsiderueshme rrezatimit. Shqetësimi ynë është se dikush do ta marrë atë pa e ditur se çfarë është, duke menduar se është diçka interesante. Ata mund ta mbajnë atë në dhomën e tyre, në makinë, apo t’ia dhurojnë dikujt”, tha kryetari i këshillit Radiologjik Andrew Robertson.

Departamenti i Shërbimeve Zjarrfikëse dhe Emergjencave ka publikuar një ilustrim të objektit me përmasa 6 dhe 8 milimetra.

Deri më tani janë kontrolluar vendet ku kaloi kamioni atë dite dhe po bëhet përpjekje që të zbulohet rruga e saktë si dhe ndalesat që janë bërë në mënyrë që të ngushtohet sa më shumë fusha e kërkimit.

Rapotohet se kushdo që sheh objektin i kërkohet të telefonojë DFES dhe të kërkojë ndihmë urgjente mjekësore nëse mendon se ka rënë në kontakt me të.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img