17.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022

Buy now

spot_img

Zhdukja e Bedri Rexhepit, ndalohen dy persona dhe sekuestrohen disa prova materiale

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se janë ndaluar dy persona lidhur me rastin e zhdukjes së biznesmenit nga Prishtina, Bedri Rexhepi.

Sipas Prokurorisë, ata dyshohen për veprën penale “rrëmbimi”, derisa është njoftuar edhe se janë sekuestruar disa prova materiale.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë ndaluar dy (2) persona lidhur me rastin e zhdukjes së personit me inicialet B.R. Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se dy (2) personat janë ndaluar për veprën penale “Rrëmbimi” nga neni 191 të KPRK-së.

Po ashtu, me rastin e arrestimit të këtyre dy personave janë sekuestruar edhe disa prova materiale të cilat do të shërbejnë për procedurë të mëtutjeshme penale”, thuhet në njoftim.

Çka dihet deri më tani për zhdukjen e Bedri Rexhepit?

Bedri Rexhepi është zhdukur më 8 prill të vitit të kaluar. Një ditë më vonë, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit u gjet vetura e tij, e braktisur.

Lidhur me zhdukjen e Bedriut, policia arrestoi Jeton Vllasaliun, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rrëmbimin e tij.

Pas zhdukjes së Bedriut, vëllezërit e tij patën deklaruar se i dyshuari Jeton Vllasaliu ka qenë klient i 38-vjeçarit, pasi ky i fundit kishte në pronësi një kompani të veturave me qira.

“Ka qenë klient i vëllait, deri në kohën kur është arrestuar ka qenë me veturë të vëllait. Ka qenë i rregullt me pagesa, pak me vonesa, por ka qenë. Për këtë s’kanë pasur ndonjë problem”, pati deklaruar deklaruar Adnan Rexhepi.

Ai kishte treguar se vëllai i tij e ka pasur me vete një shumë të parave, por familja nuk e di sa kanë qenë.

“Shumë të parave ka pasur, por sasinë nuk e dimë as ne. Dyshimet janë të gjithanshme, në çdo anë dhe çdo send po dyshojmë, por s’po dimë konkret diçka hala”, ka deklaruar ai.

Related Articles

50,000FansLike
- Marketing -spot_img

Latest Articles