18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Zidane e konfirmon të ardhmen e Pepes, James dhe Moratas

E ardhmja e Pepes dhe e James Rodriguezit ishte tema kryesore e konferencës për shtyp të Zinedine Zidane në prag të përballjes së parë me Sevillan në fazën e 1/8-ave të Kupës së Mbretit.

Trajneri i “Los Blancos” këmbëngul se të dy futbollistët janë shumë të rëndësishëm për skuadrën që ai drejton.

“Pepe? Ai është lojtari ynë, luan prej 10 vjetësh në këtë klub dhe shpresoj që të vijojë me ne. Edhe James është shumë i rëndësishëm për ne, por unë nuk do të ndryshoj qëndrim karshi tij. Unë e kuptoj që kur nuk luan në një finale, duhet të jesh i mërzitur, kuptoj gjithashtu se ndonjëherë është e vështirë, por kjo ndodh me të gjithë, jo vetëm me James-in. Është në klubin më të mirë në botë dhe dëshiroj të qëndrojë këtu.”

Për rikthimin e mundshëm të Alvaro Moratas te Juventusi në Serinë A, Zidan saktësoi:

“Nuk besoj se ky informacion është i saktë. Alvaro është i lumtur te Reali, sepse ndodhet në shtëpinë e tij. Është pjesë e projektit tonë.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img