6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtare, Bedri Hamza kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zyrtarizuar kandidaturën e Bedri Hamzës për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Krasniqi ka thënë se kandidimi i Bedri Hamzës është lajm i mirë për qytetarët e Mitrovicës.

“Nga një qytet me rëndësi të veçantë siç është Mitrovica, dhe nga një vend i kujtimeve të mira siç është Ëmbëltorja Ballkan, jam shumë i lumtur ta shpërndaj një lajm po ashtu të veçantë, të mirë e të rëndësishëm që do t’i flladitë zemrat e qytetarëve të Mitrovicës. Bedri Hamza është Kandidati i PDK-së për Mitrovicën në zgjedhjet e tetorit. Një profesionist të lartë, një punëtor të madh, një njeri të urtë e të ndershëm si Bedri Hamzën do të donte ta kishte të vetin secila komunë. Por, këtë fat e ka Mitrovica”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas Krasniqit, nuk ka kandidat sikur Bedri Hamza.

“Një fat i mirë dhe i rrallë ky që me padurim do të përqafohet nga të gjithë qytetarët – për t’i dhënë fund talljes së gjatë me qytetin e tyre, e për t’i dhënë seriozisht shans jetës që ata e meritojnë. Sepse, të gjithë pajtohen: S’ka si Bedri Hamza”, thotë mes tjerash ai.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img