14.8 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtare: Conte e zbulon të ardhmen e Diego Costas (FOTO)

Antonio Conte e ka zbuluar të ardhmen e sulmuesit Diego Costa.

Sulmuesi spanjoll është lidhur me një kalim në Kinë, por trajneri italian ka thënë se ai nuk do të largohet nga Chelsea, transmeton Gazeta Blic

Conte beson se Costa do të qëndrojë në Stamford Bridge, pas raportimeve se ai do të largohet për t’u transferuar në Kinë.

Spanjolli mungoi në fundjavë në ndeshjen ndaj Leicesterit, duke bërë që të lidhet me një kalim të mundshëm në Superligën kineze te skuadra e Tianjin Quanjin.

Por, Conte insiston se Costa nuk do të largohet, dhe se do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen me Hull Cityn të dielën.

“Kam lexuar shumë spekulime për Diegon por gjëja më e rëndësishme tani për ne është fakti se ai është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës dhe nuk është duke vuajtur nga ndonjë lëndim”, tha Conte në konferencën e fundit për shtyp.

“Mendoj se ai dëshiron të qëndrojë te Chelsea. Ai është i lumtur të vazhdojë të luajë me ne. Ideja e një transferimi në Kinë nuk është në mendjen e tij”, përfundoi Conte. /Gazeta Blic/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img