6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtare: Hyrie Dobrunaj, kandidate e LDK-së për komunën e Deçanit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur kandidatën për komunën e Deçanit.

Hyrie Dobrunaj do të kë jetë kandidate e LDK-së për kryeter të komunës së Deçanit.

Lajmin e ka bërë të ditur Armend Zemaj me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Aty ku gruaja është e para, aty është edhe e mbara”, ka shkruar Zemaj në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Hyrie Dobrunaj, e para grua kandidate për kryetare në komunën tonë, e cila do të jetë edhe e para grua që do të udhëheq me Deçanin tonë.

Të gjithë u bëmë NJË, për NJË qëllim të mirë, për NJË zhvillim të qytetit tonë të bukur, të bukurisë shqiptare që ndryshe quhet Deçan, duke zgjedhur NJË grua kandidate për kryetare të komunës.

Aty ku gruaja është e para, aty është edhe e mbara. Kështu do të jetë edhe për Deçanin tonë të bukur.
Kandidatja jonë është nënkryetare e degës, ish-asambliste dhe profesioniste e suksesshme, bashkëshorte e devotshme dhe nënë e përkushtuar.

Ne do të qëndrojmë të bashkuar, në mbështetje të kandidates tonë, ngaqë vetëm kështu e projektojmë dhe realizojmë të ardhmen e sigurt e të mbarë të komunës sonë.

Na priftë e mbara!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img