14.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtari i BIK: Edhe ne kontribuam që njerëzit të mos shkojnë në Siri

Autoritetet e sigurisë në Prishtinë, thonë se prej më shumë se një viti numri i shtetasve të Kosovës që i janë bashkuar grupeve militante në Siri e Irak ka shënuar një rënie të madhe.

Nga 300 qytetarë nga Kosova që në vitin 2012 iu bashkuan grupeve militante në Lindjen e Mesme, një numër prej afro 120 syresh brenda pak vitesh, të dëshpëruar me përjetimet dhe trajtimin, u kthye në vend, ndërkohe që afro 60 të tjerë u vranë në zonat e luftës. Policia e Kosovës thotë se në zonat e luftës ende ndodhen 38 gra dhe 27 fëmijë.
Autoritetet thonë se një numër masash konkrete ligjore, përfshirë edhe arrestimet e dhjetëra personave të përfshirë në luftëra dhe dënimet nga gjykatat, kanë parandaluar shkuarjen e qyyetarëve të Kosovës drejt Lindjes së Mesme.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, Koordinator Nacional Kundër Terrorizmit, i tha Radios Evropa e Lirë, se është arritur kufizimi i shkuarjes së shqiptarëve të Kosovës në luftërat e Lindjes së Mesme.
“Këto strategji kanë dhënë fryte dhe rezultate shumë të konsiderueshme dhe kujtoj që në frymën e kësaj kemi edhe rënie drastike dhe madje mund të themi që kemi një kufizim pothuajse 100% të shkuarjes së luftëtarëve të rinj në luftërat e Lindjes së Mesme”, tha Hoxha.
Kuvendi i Kosovës në vitin 2015 miratoi një ligj me të cilin ua ndalon “qytetarëve të Kosovës bashkimin në luftëra të huaja” dhe “parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie”.
Qeveria thuhet të ketë hartuar dhe zbatuar Strategjinë nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.
Por, pavarësisht veprimeve të institucioneve të vendit, aktorë të tjerë të përfshirë në këtë fushë, thonë se parandalimi është një veprim i ndërthurrur.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë thotë se në parandalimin e shkuarjes së të rinjve nga Kosova në zonat e luftës në Lindjen e Mesme kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë…REL

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img