14.2 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtari i MAShT Arrestohet për Futje të Drogës në Burgun e Dubravës

Një zyrtar i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës janë arrestuar sot pasi që janë kapur duke futur narkotikë në Burgun e Dubravës.

Lajmin e konfirmoi Ministria e Drejtësisë.

“Sot, Shërbimi Korrektues i Kosovës respektivisht Departamenti për Siguri, pas një plani operacional, ka arritur që të parandalojë futjen e narkotikëve në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Ky operacion është shtrirë në dy lokacione, në Hyrjen Kryesore të Qendrës Korrektuese të Dubravës, si dhe në hyrje të Sallës së Vizitave”, tha Ministria e Drejtësisë në një komunikatë.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë në këtë rast është ndaluar M.GJ, punonjës i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, me detyrë në Shkollën e Qendrës Korrektuese Dubravë.

Ministria thotë se gjatë kontrollimit të vizitorit M.H. është gjetur lëndë narkotike e fshehur në gjëra ushqimore.

“Ky dhe veprimet tjera janë duke u ndërmarrë me qëllim të luftimit të kontrabandës dhe sfidave të tjera. Për rastin dhe për veprime të mëtejme, menjëherë është njoftuar Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Kundër Drogës”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img