7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Jo vetëm mesazhe, kjo është risia e fundit e Twitter

Ceo i ‘Twitter’, Elon Musk së fundmi është shprehur se po punohet që rrjeti social mos jetë më vetëm me mesazhe por edhe me të folur.

Musk nuk e ka fshehur më ambicien që ka që Twitter të konkurrojë me aplikacione të tjera të rrjeteve sociale si Facebook dhe Viber me një “aplikacion” dhe ndryshimet do të vijnë së shpejti, duke njoftuar se platforma do të shtojë aftësitë e thirrjeve telefonike dhe video.

Në një postim në Twitter, Musk shpjegoi se funksioni i ri do t’i lejojë përdoruesit të bëjnë thirrje zanore dhe video nga Twitter me çdo përdorues tjetër në platformën e rrjeteve sociale. Përdoruesit do të jenë në gjendje të bisedojnë me njerëz në të gjithë botën.

Për më tepër, Musk po shton enkriptim në mesazhet e drejtpërdrejta të Twitter, aftësinë për t’iu përgjigjur çdo mesazhi në një temë dhe për të përdorur çdo reagim emoji./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img